Sporti

Real Madridi nuk kishte asnjë goditje në portë në pjesën e parë

04/12/2022 22:00
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet kthyese të çerekfinales në Ligën e Kampionëve.

Chelsea është në avantazh ndaj Real Madridit në “Santiago Bernabeu”, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati pas 45 minutave është 0 me 1, me Mason Mount që shënoi golin e avantazhit në minutën e 15-të. Momentalisht, rezultati nga të dyja ndeshjet është 2 me 3 në të mirë të skuadrës spanjolle.

Një fakt interesant është që Real Madridi nuk kishte asnjë gjuajtje në portë gjatë 45 mintuave të parë.