Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e femrave zhvillon sonte ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës.
Dardanet luajnë përballë skuadrës së dytë më të mirë në grup aktualisht, Belgjikës.
Para ndeshjes, selektorja e Kosovës ka bërë të ditur se nuk do të jetë e lehtë ndaj belgeve, por shpreson në rezultat pozitiv.
Belgjika është e dyta në grup me 16 pikë në shtatë ndeshje, kurse Kosova mbanë pozitën e parafundit me katër pikë.Ndeshja mes vashave të Kosovës dhe atyre të Belgjikës luhet me fillim nga ora 20:00, në ‘Fadil Vokrri’.
Ja formacionet zyrtare.
Kosova (3-5-2): Kolgeci; Hisena, Syla, Cranberries; Ejupi, Krasniqi, Halilaj, Tahiri, Limani; Rexhepi, Memeti.
Belgjika (4-3-3): Evrard, Philtjens, De Neve, Kees, Deloose; Cayman, Teulings, Vanheavermaet; Eurlings, De Cainghy, Wullaert.


