Sporti

Zyrtare: Real Madridi publikon formacionin për ndeshjen ndaj Chelseas

04/12/2022 19:07
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Real Madridit e pret sonte Chelsean në “Santiago Bernabeu” me fillim nga ora 21:00.

Real Madrid dhe Chelsea ballafaqohen sonte në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Takimi i parë u mbyll me fitoren e madrilenëve me rezultatin 1:3, shkruan GazetaBlic Sport.

Ashtu siç është bërë tashmë zakon, Real Madridi ka publikuar rreth dy orë para ndeshjes formacionin zyrtar. Kjo është përbërja e madrilenëve për ndeshjen e sotme, kurse pas pak pritet të publikohet edhe formacioni i Chelseas.

Real Madrid: Courtois, Carvajal, Alaba, Nacho, Mendy, Kroos, Modric, Casemiro, Valverde, Vini Jr y Benzema.

/GazetaBlic Sport/