“Dashuria është emocioni më i fortë dhe më i bukur që mund të ndjeni, le ta duam njëri-tjetrin përgjithmonë”.
Ky ishte mbishkrimi i zgjedhur nga Mario Balotelli për të shoqëruar foton e ‘prezantimit social’ të të dashurës së tij të re, përcjell GazetaBlic Sport.
Ajo është Françeska Monti, 23 vjeçe. Sipas thashethemeve të raportuara nga Vanity Fair, vajza punonte si kamariere në një restorant pranë Civitanova Marche, atje ku edhe është takuar me sulmuesin.
Duket se lidhja e tyre është e fortë, me sulmuesin italian që nuk lë asnjëherë zakonet e tij.
Ai ka postuar edhe një foto shumë të veçantë vetëm me partneren e tij pasi në ato momente i kishte vënë duart asaj në gjoks, foto kjo që ka qarkulluar shumë në rrjetet sociale.



