Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në seancën e sotme të Kuvendit, ka kërkuar nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, të themelojë grupin punues kundër pretendimeve të Dick Marty, raporton GazetaBlic.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri u shpreh se Dick Marty, “ia ka qit faqen e zezë këtij vendi, e njerëzit na shohin ne si kanibal, e si njerëz që bartim organe”. Deputeti ka bashkangjitur edhe fjalimin e tij të mbajtur sot në Kuvend.
Postimi i plotë:


