Lajme

Ukraina refuzon vizitën e Presidentit të Gjermanisë për shkak të lidhjeve të tij me Rusinë

04/12/2022 18:26
nga:Astrit Gashi

Vizita e presidentit të Gjermanisë Frank Walter Steinmeier, nuk u mirëprit dhe u refuzua nga zyrtarët në në Ukrainë.

Atij iu pamundësua vizita në këtë vend.

Refuzimi ndodhi për shkak se se Steinmeier kishte raporte tejet të afërta me Rusinë gjë që e kishte pranuar edhe vet ai duke thënë se kishte qenë e gabuar.

Pavarësisht kësaj kreu i shtetit gjerman sërish ishte i padëshirueshëm në Ukrainë.

Frank Walter Steinmeier, u shfaq i shqetësuar para mediave.

Ai deklaroi se ishte gati të shkonte në Kiev së bashku edhe me disa nga liderët evropiane, por kjo u pamundësua.

“Isha gati për këtë, por si duket nuk ishte e mirëpritur në Kiev”.

Gazetarja Tina Hassel publikoi videon, në të cilën Steinmeier shihet se është i dëshpëruar për shkak të vendimit të autoriteteve ukrainase.