Sporti

Interi në dilema për të ardhmen e Sanchez, sulmuesi mund të qëndrojë në Itali

04/12/2022 17:36
nga:Mergim Rreci

Alexis Sanchez mund të qëndrojë në Inter, sipas Calciomercato.

33-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2023, me mediet që kishin raportuar se ai do të shitet në fund të sezonit për shkak të pagës së lartë, shkruan GazetaBlic Sport.

Por, Interi mund të rishqyrtojë ende qëndrimin ndaj Sanchez, pasi ai ende konsiderohet një lojtar kyç për Simeone Inzaghi.

Nga 21 paraqitje sa ka në Serie A në këtë edicion, Sanchez ka shënuar 3 gola dhe 3 asistime.

/GazetaBlic Sport/