Sporti

Fernandinho po largohet nga Manchester City, befason Guardiola: Sinqerisht nuk e dija, unë do të flas me të

04/12/2022 17:07
nga:Mergim Rreci

Fernandinho ka konfirmuar se do të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni.

Mesfushori 36 vjeçar iu bashkua Cityt nga Shakhtar Donetsk për 30 milionë funte në vitin 2013 dhe që atëherë ka bërë 373 paraqitje, duke shënuar 25 gola, përcjell GazetaBlic Sport.

Reprezentuesi brazilian konfirmoi se do të kthehet në atdheun e tij këtë verë për të vazhduar karrierën e tij si lojtar

Këto ndodhi  befasuan Pep Guardiolën, i cili foli disa minuta, më vonë.

“Sinqerisht nuk e dija… Jeni ju (gazetarët) që po më jepni lajmet nga dora e parë. Nuk e dëgjova çfarë tha dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë. Ai është shumë i rëndësishëm. Unë do të flas me të”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/