Fernandinho ka konfirmuar se do të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni.
Mesfushori 36 vjeçar iu bashkua Cityt nga Shakhtar Donetsk për 30 milionë funte në vitin 2013 dhe që atëherë ka bërë 373 paraqitje, duke shënuar 25 gola, përcjell GazetaBlic Sport.
Reprezentuesi brazilian konfirmoi se do të kthehet në atdheun e tij këtë verë për të vazhduar karrierën e tij si lojtar.
Fernandinho has announced he will leave Manchester City at the end of the season after nine years at the club.
With 11 major trophies to his name, he leaves as a club legend ? pic.twitter.com/U0Fdh7NwIh
— GOAL (@goal) April 12, 2022
I pyetur nëse ai do të jetë në City sezonin e ardhshëm, Fernandinho tha: “Unë nuk mendoj kështu. Dua të luaj. Do të kthehem në Brazil. Vendosa me familjen time, gjë që është gjëja më e rëndësishme për mua.”
I pyetur nëse ishte i befasuar që nuk kishte luajtur më shumë këtë sezon, Fernandinho tha: “Pas nëntë vitesh dhe ndoshta pas sezonit 2018-19, kur ndryshova pozicionin tim, besoj që ndikoi dhe kjo mund të jetë një nga arsyet”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


