Pas humbjes 1-0 të javës së kaluar në Angli, Atletico Madrid i Diego Pablo Simeone do të përpiqet të përmbysë rezultatin e çerekfinales së Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt nesër mbrëma në Wanda Metropolitano.
“Është e qartë se qëndrimi ynë nuk do të devijojë nga ajo që ne besojmë”, tha Simeone gjatë konferencës për shtyp.
“Shpresojmë të kemi shanse më të mira në sulm dhe të jetë një natë fantastike për lojtarët tanë”.
Simeone më pas foli edhe për kritikat për ndeshjen shumë defansive në Etihad.
“Unë stërvis që nga viti 2005 dhe nuk kam përbuzur kurrë një kolegun tim. E vendos veten në vendin e trajnerëve me të cilët krahasohem dhe e kuptoj që ata mund të kenë mënyra të ndryshme për të shprehur atë që ndjejnë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


