Kuvendi i Kosovës është duke e mbajtur seancën e radhës për politikën e jashtme të vendit tonë.
Enver Hoxhaj, kritikoi Qeverinë Kurti për diplomacinë e saj, teksa shtoi se ekzekutivi nuk ka program të duhur për marrëdhëniet ndërkombëtare.
Deputeti i PDK-së, madje shtoi se “nuk ka me pasë as liberalizim vizash” për kosovarët me këtë udhëheqje.
“Deri më tash në këto 15 vjet keni fol, 2051 herë keni fol në media, në Kuvend, për politikë të jashtme dhe sot nuk e keni në program. Ne iu kemi ftu me folë seriozisht për këtë temë. Nuk pres dhe nuk ka njohje. Nuk ka anëtarësime dhe s’ka me pasë anëtarësime. Nuk ka marrëveshje me BE-në të reja dhe as s’ka me pasë. As liberalizim vizash”, shtoi ai.
“E para, është mirë që KM Kurti po rreshtohet karshi Ukrainës dhe Qeveria, është mirë që po mendon globalisht, por s’po vepron lokalisht. Ende nuk keni aplikuar për NATO, nuk e keni dorëzuar aplikimin për partneritet për paqe që ish kry sivjet. Tash me çu, brenda vitit mbyllet anëtarësimi. Deri më tash s’ka kurrgjë”, deklaroi nënkryetari i Kuvendit.


