Showtime

Moderatorja shqiptare flet për humbjen e nënës

04/12/2022 12:32
nga:Genita C

Moderatorja e njohur, Fjoralba Ponari muaj më parë ka humbur nënën e saj.

Ajo gjatë kësaj periudhe nuk ka qenë aktive në rrjetet sociale.

E së fundmi përmes një Ask&Question të zhvilluar në Instagramin e saj moderatorja iu përgjigj pyetjeve të shumta të shtruara nga ndjekësit e saj.

Njëra ndër to ishte se sa mendonte që ti mbante rrobat e zeza.

Moderatorja u përgjigj se ajo i mban ende rrobat me ngjyra të errëta por siç shton ajo, asnjë veshje nuk e zvogëlon dhimbjen që ndjen.

Përmes kësaj përgjigje Ponari, ka përcjell edhe një mesazh për ndjekësen e cila ka humbur gjithashtu njërin prej prindërve të saj.