Sporti

Parashikimi i Ronaldinhos, këto janë dy kombëtaret favorite për ta fituar Kupën e Botës

04/12/2022 10:50
nga:L J

Legjenda e futbollit, Ronaldinho zbulon dy favoritët e tij për ta fituar Botërorin e ardhshëm në Katar.

Natyrisht, ish futbollisti brazilian e sheh Brazilin të angazhuar mirë dhe gjithashtu Spanjën e Luis Enrique, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ka shumë skuadra të forta. Spanja, ajo e Luis Henrique, është një prej tyre. Luis ishte një fenomen brenda dhe jashtë fushës, por mendoj se edhe Brazili po hyn shumë mirë”, tha Ronaldinho.

Ish lojtari i njohur përmendi vendin e tij dhe atë ku arriti nivelin më të mirë.

Kupa e Botës 2022 do të fillojë në muajin nëntor.

/GazetaBlic Sport