Arsenali e ka bërë prioritet transferimin e Ruben Nevesit.
Sipas “Sky Sports News”, “Topçinjtë synojnë të përforcohen gjatë afatit kalimtar verës dhe mesfushori portugez është prioriteti i tyre.
Wolvesi thuhet se e vlerëson Nevesin me rreth deri në 60 milionë funte, çmim i cili mund të pranohet nga klubi londinez.
25-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Wolvesin deri më 30 qershor 2024.
Për Ruben Nevesin interesim thuhet se ka shfaqur edhe Barcelona.


