Lajme

Ish-shefi i AKI-së: Institucionet urgjentish të reagojnë rreth rastit Dick Marty

04/11/2022 23:00
nga:Astrit Gashi

Ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj, ka thënë se institucionet e Ksoovës duhet të reagojnë sa më shpejt ndaj lajmit se shërbimet serbe kishin planifikuar vrasjen e Dick Martyt.

Smakaj ka thënë se është brengosëse mungesa e reagimit zyrtar nga liderët e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Vjosa Osmani ende nuk kanë reaguar ndaj publikimit të këtij kërcënimi.

“Urgjentisht duhet të bëhen këto veprime”, ka thënë ai.

Në një intervistë me televizionin publik të Zvicrës, Dick Marty, pretendimet e të cilit çuan në ngritjen e Gjykatës së Posaçme të Kosovës me seli në Hagë, tha se është vënë nën mbrojtje të armatosur në shtëpinë e tij, nga fundi i vitit 2020 për shkak të kërcënimit ndaj jetës së tij nga shërbimet sekrete serbe.

Ai tha se ishte i befasuar se jeta e tij kërcenohet nga serbët e jo shqiptarët.