Sporti

Ozil te Hull City? Pronari i skuadrës angleze mohon gjithçka

04/11/2022 22:10
nga:E K

Mesut Ozil së fundmi lidhej me një transferim të mundshëm te skuadra e Hull City.

Ish-mesfushori i kombëtares së Gjermanisë, Ozil u largua së fundmi nga skuadra e Fenerbahce, pas formës jo të mirë.

Thuhej se lojtari mund të kalonte në futbollin anglez te Hull City, por një mundësi të tillë e hedh poshtë pronari i kësaj skuadre, Acun Ilcali

“Jo, ata nuk do të vijnë”, ka thënë Ilicali për ‘Hull Live’, i pyetur nëse Ozil e Ryan Babel do t’i bashkohen skuadrës së Hull.

Ilicali besohet se është mik i ngushtë i Ozil.

Mbetet të shihet nëse Ozil do të kërkojë një aventurë të re apo do t’i jap fund karrierës së tij.