Sporti

Carragher paralajmëron Salah: Mund të përfundosh si Torres – nuk mund të gjesh më mirë se Liverpooli

04/11/2022 18:59
nga:E K

Rinovimi i kontratës së Mohamed Salah është një nga temat aktuale të Liverpool-it.

Egjiptiani nuk ka nënshkruar ende kontratën e re dhe për këtë ka folur ish-qendërmbrojtësi i të kuqve, Jamie Carragher, shkruan GazetaBlic Sport.

Ish-qendërmbrojtësi anglez ka deklaruar se Salah nuk mund të gjejë më mirë se Liverpooli.

“Unë nuk mendoj se Liverpool duhet të përmirësojë propozimin që ka bërë dhe Salah duhet të jetë i ndjeshëm ndaj momentit që po kalon klubi. Ai do të vazhdojë të marrë një pagë mbresëlënëse dhe duhet të mbani mend se ai do të vazhdojë të jetë një nga lojtarët më të mirë në botë, në një nga ekipet më të mira në botë, me një nga trajnerët më të mirë në botë”, tha fillimisht Carragher.

“Ai nuk erdhi si një superyll, ai u bë një superstar në Liverpool dhe është Jurgen Klopp ai që di të nxjerrë më të mirën prej tij. A ishte e rrezikshme për të largimi? Unë nuk mendoj kështu, por gjëja më e mirë për të dyja palët është që ai të rinovojë. Mund të kujtojmë Fernando Torres, ai u largua nga Liverpool, shkoi në Chelsea dhe nuk funksionoi. Ku mund të jetë më i mirë se në Liverpool? Askund”, përfundoi ish numri 23 i Liverpoolit.

/GazetaBlic Sport/