Lajme

E tmerruar rrëzohet nga qentë që e ndjekin pas, tjetër sulm i qenve në Prishtinë

04/11/2022 13:46
nga:Q R

Një tjetër sulm i qenve ndaj qytetarëve ka ndodhur sot në Prishtinë.

Faqja “Vrojtuesit e lagjes” ka publikuar të hënën, një video ku disa qen sulmojnë një grua në një hapësirë të gjelbër në Rrugën C.

Ditëve të fundit janë shpeshtuar sulmet e qenve në Prishtinë, sidomos në kampusin universitar të Prishtinës.

Shumë qytetarë të sulmuar kanë paralajmëruar padi ndaj Komunës së Prishtinës. E Komuna Prishtinës ka ngritur disa pika ushqimi për qentë, por pa rezultat deri më tash, meqë sulmet po vazhdojnë.