Lajme

Kovacic: Modric është fantastik, vështirë ta ndalësh atë – por nesër duam fitoren dhe kalimin në gjysmëfinale

04/11/2022 13:09
nga:Lorik J

Mesfushori i Chelseat, Mateo Kovacic, vlerësoi shumë futbollistin e Real Madridit, Luka Modric dhe tha se e ka admiruar që në fëmijëri dhe se preferon ta ketë gjithmonë në skuadrën e tij.

Kroati analizoi këtë të hënë ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Champions League kundër Real Madridit, në të cilën Chelsea e nis me disavantazh 1-3, përcjell GazetaBlic Sport.

“Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë dhe rezultati nuk ishte i mirë, por ka shpresë dhe ne jemi të motivuar të japim më të mirën tonë”, tha Kovacic në një konferencë për shtyp.

“Është e vështirë ta ndalosh Modricin, sepse është një lojtar fantastik. E admiroj sepse kur isha fëmijë ai luajti për ekipin tim të preferuar, Dinamon e Zagrebit. Tani që jemi miq, e admiroj edhe më shumë.”

“Ai ka qenë gjithmonë lojtar i mirë. Pse është kaq i mirë? Ai e do futbollin dhe është profesionist çdo ditë. Unë gjithmonë preferoj ta kem atë në skuadrën time, por nesër ne do të përpiqemi të fitojmë dhe të shkojmë në gjysmëfinale”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport