Suedia dhe Finlanda mund të bëhen anëtarë të NATO-s që në fillim të kësaj vere, raportoi sot e përditshmja londineze Times, duke cituar burimet e saj.
Sipas gazetës, Finlanda pritet të aplikojë për anëtarësim në qershor, e ndjekur nga Suedia, transmeton TASS. Sipas burimeve të TASS, qeveritë e Suedisë dhe Finlandës kanë bashkëpunuar për arritjen e një konsensusi për këtë çështje, por vendimi përfundimtar do të merret në mënyrë të pavarur nga secili shtet për vete.
Më herët ministri i Jashtëm turk Mevlud Cavushoglu la të kuptohet se anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO është i mundur, gjë që më vonë u bë një nga temat më të rëndësishme të takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s që u mbajt nga 6 dhe 7 prill në Bruksel.


