Basketbollisti i Philadelphia, Joel Embiid ka goditur ashpër VAR-in pas barazimit të Manchester City me Liverpool të dielën pasdite.
Sipas yllit të basketbollit, gjyqtarët në fushë duhet të jenë të vetmit që drejtojnë një ndeshje futbolli dhe nuk duhet të asistohen nga askush, përcjell GazetaBlic Sport.
Kryesuesi i tabelës në Premier League, Manchester City luajti baraz 2-2 me Liverpoolin e vendit të dytë në Etihad Stadium të dielën. Kevin de Bruyne dhe Gabriel Jesus shënuan secili nga një gol për vendësit, ndërsa Diogo Jota dhe Sadio Mane shënuan për ‘Reds’.
Në pjesën e dytë, Raheem Sterling i Cityt shënoi golin e tretë, por ai gol u anulua për pozicion jashtë loje nga VAR.
Embiid me sa duket u ndikua nga ai vendim dhe ka shkruar se VAR është “gjëja më e keqe” që ka ndodhur ndonjëherë në futboll.
“VAR-i duhet të jetë gjëja më e keqe ndonjëherë… thjesht lërini gjyqtarët të marrin vendime dhe të jetojmë me rezultatet”, shkroi Embiid në Twitter.
/GazetaBlic Sport


