Lajme

Presidentja Osmani ka rikthyer vulën e presidentit Ibrahim Rugova, në Presidencën e Kosovës

04/10/2022 21:36
nga:Donika Fetahu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur rreth përdorimit të flamurit dardan

“Në momentin që e kam marrë detyrën, në Presidencë e kam rikthyer vulën e Presidentit Ibrahim Rugova dhe flamurin dardan në hapësirat e Presidencës”.

” Sa i përket himnit të Kosovës, kriteret e ndryshimit parashihen në Kushtetutë”, kështu i është përgjigjur Osmani pyetjes së qytetarit në rrjetin social Instagram.