Liverpool dhe Manchester City barazuan sot në ndeshjen e xhiros së 32’të të Premierligës.
Ndeshja përfundoi baras me rezultat 2-2 në Etihad Stadium, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes për media foli trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp i cili e përshkroi derbin ndaj Cityt si një ndeshje boksi ku nëse humbje fokusin për një moment, do ndëshkoheshe rëndë.
“Ishte si një ndeshje boksi, nëse “ulje duart” merrje goditje fatale”, tha fillimisht ai.
“Çfarë ndeshje. E çmendur. Intensiteti i ndeshjes ishte i çmendur”, shtoi gjermani.
“Ishte ndeshje e shkëlqyer dhe një rezultat me të cilin duhet të jetojmë dhe mund të jetojmë”, ishin fjalët e trajnerit të Liverpool.
/GazetaBlic Sport/


