Liverpool dhe Manchester City barazuan sot në ndeshjen e xhiros së 32’të të Premierligës.
Ndeshja përfundoi baras me rezultat 2-2 në Etihad Stadium, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes për media foli mbrojtësi i Liverpool, Virgil Van Dijk i cili tha se barazimi është rezultati real.
“Gjithmonë ndeshje intense. H për H, me kualitetin që kanë skuadrat. Ne nuk duam të pranojmë gola sikur ato”, ka thënë Van Dijk.
“Pjesa e dytë ishte e mirë për ne. Në përgjithësi, barazim i merituar”, shtoi holandezi.
/GazetaBlic Sport.


