Lajme

Presidentja Osmani tregon cila gjuhë i pëlqen

04/10/2022 19:19
nga:Donika Fetahu

Presidentja  e Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar se cilën nga gjuhët e botës është duke e mësuar.

Osmani, me mundësi të hapur për të pranuar pyetje nga ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, ka bërë të ditur se është duke e mësuar gjuhën franceze.

“Më pëlqen jashtëzakonisht shumë, por e flas pak”.

“Jam duke e mësuar më shumë ndërkohë”,ka thënë Osmani.