Skuadra e Arsenalit nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga interesimi për mesfushorin e Juventusit, Arthur.
“Gunners” kanë qenë të lidhur me një transferim të mundshëm të Arthur që nga afari kalimtar i janarit, dhe duket se anglezët nuk janë dorëzuar për mesfushorin brazilian, shkruan GazetaBlic Sport.
Sipas “Tuttomercatoweb”, Arsenal po mendon të rikthehet për Arthur me ofertë gjatë verës.
E ardhmja e lojtarit te “Zonja e Vjetër” është e pasigurtë.
/GazetaBlic Sport/


