Lajme

Gruaja nga Podujeva, kanoset përmes rrjeteve sociale nga ish-burri i saj

04/10/2022 09:03
nga:Q R

Një grua nga Podujeva është kanosur nga ish-burri i saj, përmes rrjeteve sociale.

Policia bën të ditur se i dyshuari gjendet në arrati.

“Viktima femër kosovare ka informuar se përmes rrjetit social, është kanosur nga ish-bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.