Lajme

Nëntë trena janë gati për evakuim nga rajoni Luhanskit në Ukrainë

04/10/2022 08:20
nga:Q R

Guvernatori rajonal i Luhanskut, Serhiy Gaidai, ka thënë se banorët në rajonin e rrethuar të Luhanskit në Ukrainën lindore do të kenë nëntë trena për t’i përdorur sot për evakuim.

Ai tha gjithashtu se një shkollë dhe një ndërtesë shumëkatëshe u bombarduan në qytetin Sievierodonetsk në Luhansk, raporton Sky News.

“Fatmirësisht, nuk ka viktima”, u shpreh Guvernatori rajonal i Luhanskut.