Lajme

Një i vdekur dhe 28 raste të reja me COVID-19

04/09/2022 15:03
nga:Astrit Gashi

Një rast i vdekjes dhe 28 raste pozitive me COVID-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Këto raste janë konfirmuar pas testimit të mbi 900 mostrave.

Që nga dje, janë shëruar 30 pacientë. Aktualisht, numri i rasteve aktive është 541.