Superliga e Kosovës vazhdon sot me ndeshjet e xhiros së 28-të.
Në program janë dy ndeshje shumë interesante, shkruan GazetaBlic Sport.
Një takim shumë interesant pritet të jetë ai mes Gjilanit dhe Drenicës. Skuadra e Munishit ka kaluar një javë shumë të vështirë pas incidentit që ndodhi në ndeshjen ndaj Ballkanit, me ndeshjen që u humb me rezultat zyrtar 0 me 3. Por, pikërisht sot kërkohet rikthimi tek rezultatet pozitive.
Drenica vjen në këtë ndeshje pas një fitore të thellë ndaj Feronikelit, me të udhëhequrit e Tahir Lushtakut që kërkojnë vazhdimësinë e rezultateve pozitive.
Ja formacionet zyrtare:
Gjilani: Koliçi, Progni, Halili, Torassa, Dabiqaj, Sorsa, Razak, Useini, Musolli, Kelmendi, Hoxha.
Drenica: Smakiqi: Lushtaku, Jashari, Thaqi, Hamiti, Abazi, Gashi, Veliqi, Zabërgja, Dushi, Uka.
/GazetaBlic Sport/


