Lajme

Kodheli: Kosova ka një plan të ideuar për transformimin e FSK-së dhe do ta ndjekë deri në anëtarësim në NATO

04/09/2022 11:11
nga:Astrit Gashi

Deputetja e Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë dhe nënkryetarja e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Mimi Kodheli, në një intervistë ekskluzive me Deutche Welle, ndër të tjera ka folur edhe për kërkesën e Kosovës për anëtarësim të përshpejtuar në NATO.

Kodheli në këtë intervistë deklaroi se Kosova ka një plan të ideuar lidhur me transformimin e Forcës së Sigurisë dhe ka për qëllim ta ndjekë këtë plan deri në anëtarësimin në NATO.

Ajo tha më tej se Shqipëria bashkë me Kosovën duhet të punojnë fort me katër vende të NATO-s që nuk e njohin Kosovën dhe kjo është një gjë që duhet të shkojë paralelisht me përshpejtimin e proceseve integruese të Kosovës.

Sipas saj, këto janë procese, të cilat edhe mund të përshpejtohen për shkak të asaj që po ngjet sot në Evropë

“Kosova ka një plan të ideuar lidhur me transformimin e Forcës së Sigurisë dhe ka për qëllim ta ndjekë këtë plan deri në anëtarësimin në NATO. Nga ana tjetër, Shqipëria bashkë me Kosovën, për mendimin tim, duhet të punojnë fort me ato katër vende të NATO-s që nuk e njohin Kosovën dhe kjo është një gjë që duhet të shkojë paralelisht me përshpejtimin e proceseve integruese të Kosovës. Këto janë procese, të cilat edhe mund të përshpejtohen për shkak të asaj që po ngjet sot në Evropë”, tha Kodheli.