Superliga e Kosovës vazhdon sot me ndeshjet e xhiros së 28-të.
Në program janë dy ndeshje shumë interesante, shkruan GazetaBlic Sport.
Kryesuesi i tabelës, Ballkani, do të përballet me skuadrën e Dukagjinit. Skuadra e Ilir Dajës do të udhëtojë në stadiumin “18 Qershori”, atje ku kërkon fitoren e radhës.
Pritet një sfidë realtivisht e vështirë për skuadrën nga Suhareka, me Dukagjinin që po tregon paraqitje shumë të mira.
Një takim tjetër shumë interesant pritet të jetë edhe ai mes Gjilanit dhe Drenicës. Skuadra e Munishit ka kaluar një javë shumë të vështirë pas incidentit që ndodhi në ndeshjen ndaj Ballkanit, me ndeshjen që u humb me rezultat zyrtar 0 me 3. Por, pikërisht sot kërkohet rikthimi tek rezultatet pozitive.
Drenica vjen në këtë ndeshje pas një fitore të thellë ndaj Feronikelit, me të udhëhequrit e Tahir Lushtakut që kërkojnë vazhdimësinë e rezultateve pozitive.
/GazetaBlic Sport/


