Sporti

Pochettino këshillon Mbappen: Qëndro në PSG, është më e mira për ju

04/09/2022 08:19
nga:Mergim Rreci

Mauricio Pochettino beson se Kylian Mbappe do të vazhdojë me Paris Saint-Germain dhe se kjo është rruga më e mirë që mund të marrë sulmuesi francez.

“A është e mundur që Mbappe të qëndrojë në Paris Saint-Germain? Sigurisht po. Tani, kur ai është para jush, mund ta pyesni. Si trajner, dua më të mirën për të dhe më të mirën për klubin. Gjëja më e mirë për PSG-në është vazhdimi me të. Është gjithashtu më e mira për Mbappe. Janë në negociata”, tha tekniku, në një konferencë për media, përcjell GazetaBlic Sport.

Mbappe është në fund të kontratës me klubin parisien, por shumë i lidhur gjithashtu me një kalim të mundshëm tek Real Madrid.

/GazetaBlic Sport/