Shtypi francez zbulon se mënyra e jetesës dhe performanca e Neymar në Paris Saint-Germain irriton pronarët e klubit.
Sipas L’Equipe, pronari i PSG-së, konsideron se sulmuesi brazilian mori gjithçka dhe nuk ktheu pothuajse asgjë që kur mbërriti dhe u bë nënshkrimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit, përcjell GazetaBlic Sport.
Neymar u transferua në PSG nga Barcelona për 222 milionë euro, sa ishte klauzola e lirimit të lojtarit. Mirëpo, nëse mbledh atë që ka marrë në pesë sezone, shpenzimet i kalojnë 500 milionë euro, por nuk është e gjitha. Për t’u larguar nga Barcelona, atij iu premtuan kontrata reklamimi të paguara në mënyrë princërore.
Problemi është se është pothuajse e pamundur që Neymar të largohet nga PSG, sepse i vetmi klub financiarisht i aftë për t’u marrë me një transferim të kësaj përmasash do të ishte Newcastle, i cili gjithashtu i përket një konsorciumi katar.
/GazetaBlic Sport/


