Liverpool dhe Manchester City ndeshen këtë javë mes vete në ndeshjen që po cilësohet si përcaktuese për titullin kampion
Ndeshja mes Liverpool dhe Manchester Cityt luhet të dielën me fillim nga ora 17:00 në “Etihad Stadium”, shkruan GazetaBlic Sport.
Në rast fitoreje, Liverpool do ta parakalonte për dy pikë Cityn që është lideri aktual, ndërsa për “qytetarët” fitorja do të thoshte konsolidim i pozitës së parë.
Para ndeshjes ka folur ylli anglez i Manchester Cityt, Foden i cili tha se ndeshja ndaj Liverpoolit nuk është vendimtare, por është ndeshje që çdo futbollist dëshiron të luajë.
“Është një ndeshje e madhe, ndeshje që të gjithë futbollistët duan ta luajnë”, tha fillimisht anglezi.
“Nuk besoj se do të jetë vendimtare. Çfarë do që të ndodhë të dielën, besoj se ka ende shumë për të luajtur”, përfundoi Foden.
/GazetaBlic Sport/


