Sporti

Ish lojtari i Manchester United kundërshton ashpër Rooneyn: “U befasova nga kritikat e tij për Ronaldon”

04/08/2022 19:53
nga:E K

Louis Saha nuk është dakord me mendimin se Cristiano Ronaldo duhet të largohet nga Manchester United dhe se është problem për skuadrën.

Ish-ylli i Djajve të Kuq, Rooney tha se sulmuesi portugez ka qenë problemi kryesor për sezonin e keq që ka pasur skuadra nga Old Trafford, përcjell GazetaBlic Sport.

“Nuk e kuptoj dhe u befasova nga Rooney. Është gabim të synosh Cristiano Ronaldon dhe të thuash se ai duhet të largohet. Pse nuk ndërtoni një ekip të ri rreth Ronaldos?Lojtarët bëhen më të mirë rreth tij. Nëse ata nuk mund të evoluojnë dhe rriten, kjo është për shkak se ata nuk janë të mirë. Unë nuk jam aspak dakord me Rooneyn dhe mendoj se Ronaldo ka bërë një sakrificë të madhe edhe nën kritikat e forta, ka luajtur mirë. Skuadra nuk ka luajtur mirë dhe nuk më pëlqen ta shoh Cristiano Ronaldon si objektiv kritikash”, tha Saha.

/GazetaBlic Sport/