Lajme

49 gjyqtarët e rinj që iu shtuan Kosovës

04/08/2022 19:02
nga:Genita C

Kosovës sot iu kanë shtuar edhe 54 gjyqtarë, ku sot Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka bërë publike listën e kandidatëve të cilët e kanë kaluar provimin për t’u zyrtarizuar si gjyqtar.

Edhe pse konkursi për gjyqtar ka qenë i hapur për 54 pozita, vetëm 49 nga këta janë nga Kosova, kjo pasiqë 8 pozita janë të rezervuara për komunitetin serb.

E, deri më tani janë plotësuar 3 pozita, ndërsa 5 pozita mbesin ende të rezervuara për serbët.