Ralf Rangnick zbuloi se Luke Shaw do të ketë nevojë për një operacion në këmbë dhe do të përballet me një mungesë deri në tre javë.
Trajneri i Manchester United ka sqaruar gjithashtu se situata lidhet me operacionin që mbrojtësi ka bërë në vitin 2015, përcjell GazetaBlic Sport.
“Luke Shaw është i lënduar. Në ndeshjen e fundit iu desh të largohej në pjesën e parë pasi kishte probleme me këmbën, në të cilën u operua në vitin 2015. Mjeku ka vendosur që më mirë t’i heqë vidhat që ka në këmbë. Kjo do të ndodhë të shtunën. Do të mungojë nga dy deri në tre javë”, shpjegoi trajneri.
Kujtojmë se mbrojtësi anglez theu këmbën e tij në dy vende në 2015.
/GazetaBlic Sport/


