Mohamed Salah ka folur sërish për ngërçin që po shënon rinovimin e kontratës së egjiptianit me Liverpoolin.
Sulmuesi garanton se për momentin është i fokusuar në fazën më të rëndësishme të sezonit meskuadrën e Jurgen Klopp, përcjell GazetaBlic Sport.
Ai megjithatë siguroi fansat se nuk do tregohet egoist.
“Ajo që mund të them është se ka shumë gjëra që njerëzit nuk i dinë. Nuk mund të jem egoist dhe në këtë moment të flas për veten time kur jemi në një periudhë shumë të rëndësishme të sezonit për ekipin. Jam i fokusuar tek kjo, që është gjëja më e rëndësishme”, ka thënë numri 11 i “The Reds“, në një intervistë për Sky Sports.
/GazetaBlic Sport/


