Sporti

Klopp tha se Guardiola është trajneri më i mirë në botë, reagon spanjolli

04/08/2022 16:11
nga:E K

Liverpool dhe Manchester City ndeshen këtë javë mes vete në ndeshjen që po cilësohet si përcaktuese për titullin kampion

Ndeshja mes Liverpool dhe Manchester Cityt luhet të dielën me fillim nga ora 17:00 në “Etihad Stadium”, shkruan GazetaBlic Sport.

Në rast fitoreje, Liverpool do ta parakalonte për dy pikë Cityn që është lideri aktual, ndërsa për “qytetarët” fitorja do të thoshte konsolidim i pozitës së parë.

Para ndeshjes kanë nisur lavdatat mes dy trajnerëve – Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola.

Klopp tha se Guardiola është trajneri më i mirë në botë.

“Pep është trajneri më i mirë në botë. Mendoj se të gjithë duhet të pajtohemi për këtë”, tha ai në konferencën para ndeshjes.

Lidhur me këtë, tani ka reaguar Pep Guardiola, i cili tha se nuk është trajneri më i mirë në botë.

“Unë nuk u bëra menaxher për të qenë më i miri. Une nuk jam. Faleminderit shumë, por unë nuk jam. Do të doja të thoja se jam më i miri, por nuk jam”, u shpreh Guardiola.

/GazetaBlic Sport/