Showtime

Olsa Muhameti flet për jetën personale

04/08/2022 15:55
nga:Genita C

Të gjithë e njohin atë si autore e njërit nga emisionet më të ndjekura në Shqipëri.

Fjala është për Olsa Muhameti e cila është tash e tre sezone autore e reality-show “Për’Puthen”.

Ajo sot ishte e ftuar në emisionin “Live from Tirana”, ku foli për herë të parë rreth jetës private.

Fillimisht Olsa foli për dashurinë dhe elementët e saj.

“Kushdo që dashuron ndjen copëza lumturie, nëse ti je i zoti ta kultivosh këtë dashuri, do të jesh më i lumtur. Unë jam shumë besnike në dashuri, njerëzit që më njohin nga larg më shohin paksa të ashpër, në punë jam ashtu se përpiqem të ruaj një lloj strukture, por jam besnike nëse dashuroj. Unë dashurinë e bazoj edhe në respekt, nëse unë të dashuroj, të respektoj dhe duhet të më respektosh shumë. Janë dy elemente kryesore që do ta rrisin këtë lloj marrëdhënie. Ulu dhe reflekto për dashuritë që ke humbur. Kur kupton që nuk ka pasur besnikëri dhe respekt, me siguri këto gjëra e kanë degraduar marrëdhënien.” tregoi ajo.

Po ashtu Muhameti foli edhe për jetën private ku tregoi se ka qenë në një lidhje 10 vjeçare.

“Dashuria është si ti e ndjen. Unë kam pasur një lidhje 10-vjeçare në distancë, një dashuri shumë e madhe që më ka bërë të lumtur por që distanca, rrethanat kanë bërë që të degradojë jo të rritet. Duhet ta përjetosh dashurinë, duhet të ndash me partnerin të gjithë momentet, hallet, problemet”, shtoi tutje Olsa.

Kujtojmë se Olsa shumë herë është komentuar sa i përket aspektit profesional dhe punës së saj si autore e emisionit “Për’Puthen”.