Sulmuesi i Atletico Madridit, Luis Suarez, duket se do të largohet nga skuadra në fund të edicionit.
Ai ka zhvilluar bisedime me Fenerbahcen dhe Besiktasin, me dy skuadrat turke që kërkojnë shërbimet e tij, përcjell GazetaBlic Sport.
Të dy klubet turke tani po kërkojnë të finalizojnë një marrëveshje me agjentin e 35-vjeçarit përpara afatit kalimtar të verës.
Suarez do të bëhet lojtar i lirë kur kontrata e tij të skadojë më 30 qershor, me Atletico që nuk pritet t’i ofrojë kushte të reja.

/GazetaBlic Sport/


