Ndeshja me Benfican për Champions League, të martën, nuk la gjurmë në skuadër dhe Liverpool do t’i ketë në dispozicion të gjithë lojtarët për duelin me Manchester Cityn të dielën.
“Të gjithë janë në dispozicion”, siguroi Jurgen Klopp, duke paralajmëruar se fakti që ai luajti në mesjavë nuk mund të jetë një justifikim: “Ne do të jemi të përgatitur. City gjithashtu luajti të martën [kundër Atlético Madrid]. Gjithçka është gati, le të fitojmë”, tha Klopp, përcjell GazetaBlic Sport.
I pyetur nëse paraqitjet e mira të Liverpoolit jashtë shtëpisë mund të ndihmojnë në vizitën në Etihad: “Është e rëndësishme të mbash të njëjtin mentalitet, por asnjë lojë tjetër nuk mund të krahasohet me këtë kundër Cityt. Ata nuk kanë dobësi, janë të mirë në çdo aspekt”.
Merita për trajnerin Pep Guardiola: “Ai është trajneri më i mirë në botë dhe të gjithë do të ishim dakord për këtë pikë. Nuk e kam idenë se si dikush mund të dyshojë për këtë”.
/GazetaBlic Sport/


