Sporti

Barcleona kërkon transferimin e Mason Mount

04/08/2022 09:10
nga:Mergim Rreci

Sipas një raporti të publikuar këtë të enjte nga e përditshmja sportive spanjolle Sport , Barcelona po kërkon të nënshkruajë me mesfushorin anglez 23-vjeçar të Chelseat, Mason Mount.

Futbollisti i talentuar vlerësohet në 75 milionë euro, por katalunasit do të përpiqen të ulin vlerën, duke përfituar nga situata aktuale e pasigurisë në Chelsea, përcjell GazetaBlic Sport.

Përballë sanksioneve të vendosura ndaj pronarit të saj, miliarderit rus Roman Abramovich, çmimi i tij mund të ulet dhe ai mund të transferohet tek Barcleona, nëse një marrëveshje mund të arrihet.

/GazetaBlic Sport/