Sporti

Milani kërkon transferimin e Marco Asensios, ka një problem për përfundimin e marrëveshjes

04/08/2022 08:56
nga:Mergim Rreci

Marco Asensio, një sulmues ndërkombëtar spanjoll 26-vjeçar nga Real Madrid, është objektivi i Milanit për sezonin e ardhshëm.

Drejtuesit e Real Madridit kërkojnë 40 milionë euro për sulmuesin, por pasi kontrata e Asensios përfundon në qershor 2023, vlera e marrëveshjes mund të bjerë në 25-30 milionë euro, përcjell GazetaBlic Sport.

Tuttosport raporton se kërkesat e Asensio-s për pagë prej rreth 5.5 milionë euro janë një problem për këtë marrëveshje, me klubin italian që nuk mund t’ia plotësojë kërkesën.

Megjithatë, do të kërkohet një marrëveshje, me Asension që mund të veshë fanellën e Milanit në edicionin tjetër.