Lajme

Udhëheqësit ukrainas paralajmërojnë zbulime tjera të tmerrshme në Bucha

04/08/2022 08:17
nga:Astrit Gashi

Udhëheqësit ukrainas kanë parashikuar zbulime më të tmerrshme në ditët në vijim, pasi forcat ruse u tërhoqë dhe lanë shkatërrime pas tyre.

Kryetari i bashkisë së Buchës, ku ushtarët rusë janë akuzuar për krime lufte, tha se hetuesit kanë gjetur të paktën tri vende të tjera të të shtënave masive ndaj civilëve.

Ai tha se shumica e viktimave vdiqën nga të shtënat me armë zjarri, jo nga granatimet dhe kufomat janë gjetur me duar të lidhura.

Anatoliy Fedoruk tha se numri i civilëve të vdekur ishte 320 që nga e mërkura, por ai thotë që numri të rritet pasi të gjenden më shumë trupa në qytetin e tij, i cili dikur kishte një popullsi prej 50 mijë banorësh.

“Vetëm 3 mijë e 700 kanë mbetur tani”, u shpreh ai.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba paralajmëroi të enjten se pavarësisht një tërheqjeje të fundit ruse, vendi mbetet i pambrojtur dhe ai u lut për armë nga NATO dhe vende të tjera për të ndihmuar në përballjen e një ofensive të pritshme në lindje.

Ndërkaq, në fjalimin e tij të fundit, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy tha se tmerret e Buchas mund të jenë vetëm fillimi.