Lajme

Vdes shoferi i kamionit në Ferizaj pasi pësoi sulm në zemër derisa po voziste

04/07/2022 23:52
nga:Genita C

Një shofer i kamionit është gjetur pa shenja jete sot te terminali doganor “Fitorja” në Ferizaj, rreth orës 16:30. I ndjeri, 55-vjeçar ishte duke dalë nga terminali, kur i është përkeqësuar gjendja dhe më pas ka ndërruar jetë.

Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazeta Sinjalit brenda Spitalit rajonal në Ferizaj dhe kanë njoftuar se posa e kanë marrë informacionin kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku ekipi i mjekëve e konstatuar se viktima ka vdekur pas arrestit kardiak.

Trupi i viktimës është dërguar në IML për Obduksion për të vërtetuar shkakun e vdekjes së 55-vjeçarit.

I ndjeri, sipas burimeve të Sinjalit ishte shtetas i Malit të Zi.