Shtetet e Kuint-it dolën me një deklaratë të përbashkët për institucionet e Kosovës për mosmbajtjen e zgjedhjeve serbe të 3 prillit në të cilën thanë se janë të zhgënjyer lidhur me këtë vendim.
Shefi i Stafit të Presidencës së Kosovës, Blerim Vela, ka thënë se Prishtina e ka ndaluar një praktike të keq që ka ekzistuar më parë më mbajtjen e zgjedhjeve serbe brenda territorit të vendit.
“Problemi ka qenë vetëm tek aspekt i organizmi të procesit zgjedhor nga strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë, nuk kemi mundur për shkak të Kushtetutës dhe parimit të sovranitetit të lejojmë një gjë të tillë. Ne kemi bërë çdo hap t’i ofrojmë mundësi Serbisë që të kemi një marrëveshje, pastaj në kuadër të asaj marrëveshje të kemi edhe reciprocitet që me rastin e organizimit zgjedhjeve të Kosovës ku ka shqiptarë që kanë dyshtetësi të mund të votojnë edhe në procesin zgjedhor të Kosovës”.
“Thjeshtë, në të vërtetë Serbia më qasjen e saj ka treguar se është në gjendje të suspendojë demokracinë vetëm e vetëm ti tk realitetit të një Kosove të pavarur, t’ia mohojë të drejtën e qytetarëve me dy shtetësi të votojnë”, ka thënë Vela.
Ai ka theksuar se nuk presin ndonjë qasje ndryshe ndaj Kosovës nga shtetet e Kuint-it.
“Kemi komunikim intensiv edhe pas publikimit të deklaratës edhe në nivelin e presidencës edhe të qeverisë me të gjitha shtetet e Kuint-it, vazhdon konsultimi besoni se do të ketë prapë kthim në atë dinamikën që e kemi pasur para kësaj deklarate. Nuk presim pasoja në procesin dialogut pas kësaj deklarate, sepse do të shihet se qasja jonë parimore vlen të shpërblehet”,ka thënë Vela, njofton Klankosova.tv.


