Romelu Lukaku megjithatë ka një derë hapur te skuadra e Inter.
Sulmuesi belg, Romelu Lukaku ka dështuar në rikthimin e tij në Premier League, dhe pakënaqësitë e tij i ka shprehur hapur qysh në fillim.
Lojtari lidhej me një rikthim të mundshëm tek Inter. Kishte dyshime nëse ‘Zikaltërit’ e duan, por raportimet e fundit flasin për një situatë më ndryshe.
Sipas ‘Mirror’, Inter janë të hapur për idenë që të kthejnë Lukakun në ‘San Siro’.
Kampionët e Serie A duan të kenë lojtarin në formë huazimi, para lëvizjes permanente.
Mbetet të shihet nëse italianët do t’ia dalin të negociojnë me sukses një situatë të tillë.


