Kryesia e tifogrupit të Llapit, “Legjendat” ka dhënë dorëheqje pas humbjes së sotme nga Prishtina.
Llapi pësoi humbje në kuadër të gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës me rezultat 2-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Lajmin e kanë bërë të ditur në faqen e tyre në Facebook tifogrupi kosovar.
Në njoftimin e postuar në Facebook thuhet se arsyet e këtij veprimi janë personale.
/GazetaBlic Sport.


